Telegrafi

OEK ndalë bojkotin

 (Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Besim Beqaj, në një konferencë për media të mbajtur të hënën, ka thënë se pas shumë shtyrjeve, të cilat janë bërë, OEK-u ka vendosur që të marr pjesë në KES. Sipas tij ky vendim është marr pasi që janë respektuar kriteret e KES-it.

“Për neve prioritet do të jetë Ligji i punës. E dini që para 10 ditësh e kemi bërë edhe një fushatë për obligimet e punëmarrësve dhe punëdhënësve konform kontratave të punës. Ne konsiderojmë që tregu jo formal duhet të rregullohet dhe formalizohet me rregulla të caktuara, dhe në këtë rast flasim për respektimin e kontratës, qoftë nga punëdhënësit, qoftë nga punëmarrësit. Është një shqetësim për biznesin se në shumicën e rasteve punëtorët, të cilët punojnë lëshojnë punën, por kemi edhe anën e kundërt ku atyre nuk u respektohen të drejtat në formë të plotë”, ka theksuar Beqaj./telegrafi/