Site icon Telegrafi

OEK mirëpret nënshkrimin e MSA-së

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) mirëpret nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) në mes të Unionit Evropian dhe Republikës së Kosovës dhe e vlerëson si hap të rëndësishëm në rrugëtimin e vendit tonë drejtë anëtarësimit në UE.

OEK-u vlerëson se nënshkrimi i MSA-së paraqet njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe e konsideron si kontribut të jashtëzakonshëm në krijimin e kushteve për të Bërit Biznes dhe për përshpejtimin e proceseve integruese edhe në rrafshin ekonomik.

“Me këtë rast OEK thekson se nënshkrimi i MSA-së paraqet edhe një hap të rëndësishëm drejtë stabilitetit politik dhe perspektivës ekonomike dhe krijimin e kushteve të një ekonomie funksionale të tregut, që është përcaktim i strategjik dhe kushtetues i vendit tonë.

Nënshkrimi i MSA-së është gjithashtu edhe një hap i rëndësishëm në forcimin e konkurenshmërisë së kompanive vendore dhe krijon kushte më të volitshme për pjesëmarrjen e tyre në tregun ndërkombëtar.

MSA është mundësi e madhe të cilën duhet shfrytëzuar për të mirën e qytetarëve të vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version