Telegrafi

OEK, dorëzon ndihmë financiare për Shqipërinë

Oda Ekonomike e Kosovës dhe përfaqësuesit e biznesit kanë vendosur ditë më parë që me qëllim të ndihmës për tejkalimin e pasojave të përmbytjeve në Shqipëri të mbledhin ndihma vullnetare.

Ftesës së OEK-ut i janë përgjigjur numër i madh i bizneseve, të cilat kanë dhënë ndihmën në shumën prej mbi 100 mijë eurosh.

Delegacioni nga Kosova në ora 16:00 u prtiten nga  udhëheqësit e Komisionit Ndërministror dhe ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Lulëzim Basha të cilit iu dorëzua ndihma dhe u shprehet solidariteti i përfaqësuesve të komunitetit të biznesit dhe qytetarëve të Kosovës për gjendjen e rëndë me të cilën po ballafaqohen qytetaret e veriut të Shqipërisë, si pasojë e përmbytjeve të cilat kanë ardhur si pasoj e shirave disaditësh dhe shkrirjes së borës.