Telegrafi

OEK do ta ndihmoj mërgatën për investime në Kosovë

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu ka çmuar lart kontributin e mërgatës kosovare, e cila ka ndihmuar Kosovën në kohërat më të vështira. Sipas Gërxhaliut, është koha t’u kthejmë respektin e humbur që mërgata është duke e përjetuar në Kosovë.

"Do të jetë një marrëveshje me një inspirim shumë të fortë spiritual. Sot duhet të punojmë të gjithë së bashku që mërgatës t’i kthejmë atë respektin e humbur që janë duke përjetuar në Kosovë do të jemi ata që në mënyrë permanente do t’i informojmë me një përkushtim profesional lidhur me rrjedhat aktuale në Kosovë do të jemi ata që bashkërisht me zyrën jo rezidente do të bëjmë çmos të jemi më afër tyre", tha Gërxhaliu.
Naim Dedushaj nga Zyra e Mërgatës, tha se memorandumi është një mundësi e mirë për të involvuar biznesin e Kosovës që është jashtë.

"Është një ditë me rëndësi për neve, sepse po fillojmë t’i implementojmë konkretisht të punojmë për të involvuar edhe mërgatën tonë, biznesin shqiptar që është atje biznesin e Kosovës që është jashtë dhe të mundohemi që ata njerëz që kanë dhënë shumë për këtë vend t’i involvojmë dhe të punojmë për të mirën tonë", tha Dedushaj. /Telegrafi/