Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Komuna e Prishtinës janë pajtuar për krijimin një grupi të përhershëm të komunikimit në mënyrë që të adresohen të gjitha çështjet që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik.
Kjo ide erdhi si rezultat i takimit në mes të kryetarit të OEK-ut, Beart Rukiqi dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku u diskutuan problemet me të cilat po ballafaqohen bizneset sidomos sektori i ndërtimit dhe gastronomisë.
Gjatë diskutimit është theksuar rëndësia e një partneriteti të qëndrueshëm i cili i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të sektorit privat në Komunën e Prishtinës dhe angazhohet në vazhdimësi për nxitjen e investimeve. /Telegrafi/