Site icon Telegrafi

OEK dhe Dogana partneritet për implementimin e MSA-së

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Dogana e Kosovës janë pajtuar sot për hapat konkret të partneriteti për informimin bizneseve dhe implementimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Unionin Evropian.

Gjatë takimit të kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu me bashkëpunëtor me drejtorin e përgjithshëm të Doganave, Lulzim Rafuna u fol për nevojën e informimit të bizneseve vendore për përgatitjen e implementimit të MSA-së dhe u theksua nevoja e përgatitjes së Doganës dhe komunitetit të biznesit për realizim e obligimeve që dalin nga kjo marrëveshje.

Me këtë rast dy udhëheqësit u pajtuan se para fillimit të implementimit të marrëveshjes të kryhet të gjitha punët përgatitore që nënkupton informimin e bizneseve vendore lidhur me procedurat doganore dhe procedurat tjera që ndiqen prej momenti të fillimit të implementimit të MSA-së.

Kryetari Gërxhaliu me këtë rast vlerësoi lartë bashkëpunimin në mes të OEK-ut , si përfaqësuesit më të madh të komunitetit të biznesit në Kosovë dhe Doganës dhe u angazhua për thellimin e tij.

Duke folur për obligimet që dalin nga MSA, kreu i OEK-ut u angazhua për organizimin e këshillimeve rajonale me bizneset e vendore dhe informimin e tyre në detaje lidhur me procedurat që duhet ndjekur pas hyrjes në fuqi të MSA-së dhe njëkohësisht trajnimin e përfaqësuesve të komunitetit të biznesit për të shpjeguar dhe ndihmuar në realizimin e marrëveshjes shumë të rëndësishme me të cilën komunitetit të biznesit do ti hapet rruga për të qenë pjesë e tregut të UE-së.

Drejtori Rafuna shprehu gatishmërinë e Doganave të Kosovës që të jap kontributin maksimal në informimin dhe përgatitjen e bizneseve vendore për realizimin e të gjitha obligimeve që dalin nga MSA.

Ai shprehu gatishmërinë që në kuadër të trajnimeve të cilat do ti organizon Dogana për stafin e vet të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e OEK-ut në mënyrë që në mënyrë të drejtë të informojnë komunitetin e biznesit lidhur me MSA-ne dhe obligimet që dalin nga ajo. /Telegrafi/

Exit mobile version