Telegrafi

OEK çertifikohet nga Akademia e IRU-së

Në solemnitetin në të cilën morri pjesë edhe ministri i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit, Fatmir Limaj u theksuar rëndësia e çertifikimit të OEK-ut për veprimtarinë e trajnimeve të njohura ndërkombëtarisht.

Kryetari i OEK-së, Besim Beqaj me ketë rast theksoi se institucioni që ai drejton pas një angazhimi të gjithanshëm zyrtarisht është bërë pjesë e Unionit Ndërkombëtare të Transportit Rrugor që nga janari i këtij viti, edhe pse është pranuar në këtë organizatë në qershor të vitit të kaluar.

“Pas një periudhe përgatitore dhe punës dhe angazhimit të madh OEK-u është çertifikuar nga Akademia e IRU-se për trajnime të njohura ndërkombëtarisht”.

Ai me ketë rast ka theksua se deri më tash trajnimet e autorizuara dhe çertifikuara nga IRU në OEK i kanë kryer 7 grupe me 192 kandidatë dhe të
gjitha ata janë pajisur me çertifikata të njohura ndërkombëtarisht nga lëmia e transportit vendor dhe ndërkombëtar të mallrave dhe udhëtarëve.

Në anën tjetër Patrick Philipp, përfaqësues i Akademisë se IRU-se theksoi se IRU është organizatë në të cilën janë anëtarësuar 180 anëtar nga 75 shtete. Shtylla themelore e IRU-se dhe Akademisë është trajnimi dhe ndërtimi i kapaciteteve ne vendet anëtare. /Telegrafi/