Telegrafi

OEK çertifikohet me ISO Standardin 9001:2008

Me këtë rast, sekretari i Përgjithshëm të OEK-ut, Berat Rukiqi deklaroi se ky çertifikim përfshin fusha të rëndësishme të ofrimit të shërbimeve për komunitetin e biznesit dhe tregon se OEK ka arritur profesionalizëm që është i matshëm në nivel ndërkombëtar dhe i përgjigjet nevojave të sektorit privat në Kosovë.

“Procesi i çertifikimit ka filluar në shtator të vitit 2008 me përkrahje të GTZ-së dhe ka përfunduar në një afat rekord duke ju falënderuar angazhimit intensiv të stafit të OEK-ut”, ka theksuar Rukiqi.

Ceremonia zyrtare e çertifikimit do të organizohet me 19 gusht në Prishtinë. /Telegrafi/