Telegrafi

OEK bën bilancin 6 mujor, gjithçka OK

Kuvendi i Odes Ekonomike te Kosovës ne mbledhjen e rregullte aprovoi raportin e punës për gjashte muajt e pare te këtij viti dhe diskutoi mbi ecuritë ekonomike dhe ambientin për biznes ne Republikës e Kosove dhe kërkoi nga Qeveria krijimin e kushteve me te mira per afarizëm.

Kuvendi gjithashtu u informua se procesi i certifikimit për ISO standarde i filluar në shtator të vitit 2008 me përkrahje të GTZ-së ka përfunduar sot, ndersa ne muajin gusht në mënyrë solemne OEK-ut do t`i dorëzohet Certifikata ISO për Menaxhim të Cilësisë.

OEK është akredituar zyrtarisht nga Akademia e IRU-së ( Organizata Ndërkombëtare për Transport Rrugor), me seli në Gjenevë, për organizim të trajnimeve në fushën e Transportit Rrugor. Këto trajnime janë një burim i rëndësishëm i të hyrave.

Njëkohësisht Oda është duke punuar ne realizimin e projektit te përmirësimit të IT-së në OEK i financuar nga GTZ, ne te cilën janë investuar më shumë se 100 000 euro për blerjen e software-ve, serverëve dhe trajnimin e stafit të IT-së. Deri me 1 Gusht OEK do ta këtë një nga rrjetet më moderne të komunikimit të brendshëm dhe të jashtëm me të gjithë klientët/anëtarët e vet dhe shfrytëzuesit e shërbimeve.

Oda ka dorëzuar në Qeverinë e Republikës të Kosovës propozimin për masat e mundshme si reagim ndaj efekteve potenciale të Krizës Ekonomike Globale. Ky propozim është i I-ri konkret i hartuar nga ndonjë institucion dhe është pritur me reagime pozitive në opinionin publik. /telegrafi/