Site icon Telegrafi

OEGJK dhe BERZH-i, thellojnë bashkëpunimin

Drejtori i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare (OEGJK), Albert Matoshi, është pritur në një takim nga shefja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë (BERZH), Elena Petrovska. Në këtë takim, Matoshi e ka njoftuar nikoqiren për punën e Odës Ekomomike Gjermano Kosovare duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim më dinamik me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Ndër prioritetet kryesore të OEGJK-së, ka potencuar Matoshi, është thellimi i raporteve të ndërmarrësisë kosovare me ato gjermane. Për të arritur këtë dhe objektivat tjera, ai ka theksuar se OEGJK kultivon marrëdhënie të shkëlqyeshme me shumë organizata të biznesit që veprojnë në Gjermani dhe në Kosovë, duke qenë një urë lidhëse dhe kontribuese e kooperimit mes bizneseve të të dyja vendeve.

Numri një i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në Kosovë Petrovska, tha se si institucion me peshë, kanë interes të veçantë të bashkëpunojnë me Odën Ekonomike Gjermane për të ndihmuar anëtarët e OEGJK-së për të rritur kapacitetet vepruese.

Me këtë qëllim, ajo ka nënvizuar se BERZH është shumë e interesuar të ketë relacione të shëndosha pune me OEGJK-në, në mënyrë që bashkërisht të mund të identifikohen projekte të caktuara dhe të ju dilet në përkrahje bizneseve që kanë projekte dhe plane për ngritje të kapaciteteve zhvillimore. /Telegrafi/

Exit mobile version