Telegrafi

OECD, parashikon rritje të papunësisë për 25 milionë njerëz

Parashikimet e tij të vrazhda mbështeten edhe me pohimet e ekspertëve ekonomik britanik të cilët vlerësojnë se papunësia vetëm në Britani do të zmadhohet edhe për një milion njerëz deri në fund të 12 muajve të ardhshëm dhe të arrijë tre milionë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Njeriu i parë i OCED-it Guria mendon se veçanërisht do të goditet sektori i ndërtimatarisë, gjithkund në Evropë, që vlerësohet se do të ndalet në "mënyrë brutale".

Sipas parashikimeve të këtilla, Spanja dhe Irlanda do të jenë më shumë të goditura në BE. Angel Guria kërkon nga ekonomitë e pasura botërore të shpenzojnë më shumë para për masa stimuluese për ekonomitë vendore, duke sugjeruar zgjidhje plotësuese të qeverive për ngjalljen e ekonomive.

Ai mendon se në ato masa duhet të gjenden stimulimet fiskale, si dhe zvogëlimi i kamatave, me çka, sipas tij, nuk duhet të merret edhe Banka Qendrore e Bashkimit Evropian.

OECD rreptësisht u bën vërejtje komisioneve rregullatore dhe supervizioneve në vendet evropiane dhe në bankat e mëdha, duke i quajtur si "skandaloze" mosreagimin e tyre për lëshimet në punën bankare dhe financiare që solli deri në krizën e sotme globale.