Telegrafi

OECD: Kriza kaloi, po papunësia do të rritet

Kriza ekonomike duket se është kapërcyer ne të gjitha vendet e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Por mungon ritmi, thotë eksperti për ekonominë pranë OECD-së Eckhard Wurzel.

“Rritja që ne shohim është relativisht e ngadaltë. Nuk kemi të bëjmë me një përshpejtim siç e kemi konstatuar në fazat e mëparshme të hovit ekonomik”.

Dhe sipas OECD-së kjo është një nga arsyet pse rritja ekonomike në Gjermani nuk do të sjellë përmirësime në tregun e punës.

"Përkundrazi! Do të kemi një rritje të konsiderueshme të papunësisë në Gjermani dhe ne presim që norma e papunësisë të vazhdojë të rritet deri në mes të vitit 2011", thotë Wurzel.

Sipërmarrjet në Gjermani ia kanë dalë mbanë të mbajnë punonjësit e tyre gjatë krizës. OECD-ja përgëzon llogaritë e shumta të mbledhjes së orëve të punës në firma dhe modelin e punës me orar të shkurtuar, që subvencionohet nga qeveria gjermane.

Megjithatë muajt e ardhshëm sipërmarrjet do të jenë të detyruara të shkurtojnë personelin, për shkak të kostove. /dw/