Telegrafi

OECD, Kina për 5-6 vjet lidere ekonomike, tejkalohet SHBA

Në lidhje me një fakt të tillë, zv/sekretari i përgjithshëm i OECD-së, Pier Carlo Padoan theksoi se "pakoja kolosale stimuluese" e qeverisë kineze ndihmoi ekonominë e këtij vendi, midis të parave në botë, të dalë nga kriza ekonomike globale.

"Për këtë arsye mund të pritet që në pesë deri shtatë vitet e ardhshme Kina të tejkalojë SHBA-në dhe do të marrë pozicionin e liderit sipas vëllimit të prodhimit industrial", tha Padoan.

Në raport ndër të tjera, citohet edhe fakti sesi për tejkalimin e sfidave me të cilat do të ballafaqohet Kina gjatë zhvillimit të mëtejshëm, Pekini do të detyrohet që të rrisë konsumin social, të vazhdojë me reformat e sistemit financiar dhe të sigurojë fleksibilitet më të madh të kursit të valutës kombëtare, juan.