Telegrafi

OECD-ja prognozon rritje ekonomike në Gjermani

Berlin, 20 nëntor –  Me gjithë paralajmrimet për rritje ekonomike në Gjermani, as kjo rritje nuk do të ndalë rritjen e numrit të të papunëve, thuhet në raportin e kësaj organizate të paraqitur sot në Berlin. Në raport theksohet se ekonomia gjermane do të shënojë vitin e ardhshëm rritje 1,6 përqind ndërsa në vitin 2011 rreth 1,8 përqind.

Motori kryesor i rritjes ekonomike sërish do të jetë eksporti industrial, i cili po del me shpejtësi nga kriza. Prognozat e OECD-së përputhen me ato të ekspertëve, por janë më të larta se ato të qeverisë gjermane, e cila vitin e ardhshëm pret një rritje prej 1,2 përqind.