Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), ekonomisë botërore do t’i duhet të paktën dy vjet për t’u rikthyer nga ndikimi i pandemisë COVID-19.
Në këndvështrimin e fundit, organi ekonomik ndërqeveritar paralajmëron se pandemia ka shkaktuar “recesionin më të rëndë ekonomik në gati një shekull dhe po shkakton dëme të mëdha në shëndetin, punën dhe mirëqenien e njerëzve”, përcjell Telegrafi.
Raporti i OECD-së parashtron dy skenarë për ekonominë botërore.
Në skenarin e parë parashihet një valë e dytë e infeksioneve, me bllokime të rinovuara, ku sipas OECD-së prodhimi ekonomik botëror do të bie me 7.6 për qind këtë vit, përpara se të rritet sërish me 2.8 për qind në vitin 2021.
Në skenarin e dytë shmanget një tjetër shpërthim i madh i COVID-19. Nëse do të ndodhë kjo,organizata parashikon një rënie prej 6 për qind të aktivitetit ekonomik gjatë këtij viti. /Telegrafi/