Telegrafi

OEAK-u përkrah prioritetet e zhvillimit ekonomik

Kryetari i Bordit të OEAK-së, Chris Hall tha se e përkrahin dhe janë të bindur se prioriteti i parë dhe i vetëm për Qeverinë e Kosovës është zhvillimi ekonomik. “Rreziku potencial mund të jetë që qeveritë e nivelit lokal mund të shtyjnë zhvillimin e bizneseve ndoshta në një drejtim pak më të gabuar”, tha Hall.

Ndërsa, Ministri i Besim Beqaj, ka shpalosur prioritetet e parapara pwr zhvillimin ekonomik të vendit. “ I paralajmërova gjithashtu që shumë shpejt do ta kemi planin e veprimit i cili do të aplikohet në Qeveri dhe i cili pastaj do të vazhdon për t’u diskutuar edhe me pjesën tjetër të shoqërisë civile, me grupe të partive politike, por edhe me komisionet parlamentare të cilat janë të ngarkuara me këtë proces”.

Beqaj i ka informuar anëtaret e OEAK-së edhe për procesin e privatizimit të aseteve publike dhe transformimin e aseteve. “Konsiderohet se ekonomia e tregut është një ekonomi e cila kërkon gjithsesi për të definuar titullarët e vërtetë të pronës”, tha me këtë rast ministri i zhvillimit ekonomik Besim Beqaj.

Ministri Beqaj theksoi se gjatë takimit me të drejtë është ngritur çështja e bashkëpunim më të mirë me komunat në mënyrë që nisma e Qeverisë për eliminimin dhe reduktimin e barrierave për të bërë biznes të mos mbetet vetëm në nivel qendror por të vazhdon edhe në nivel lokal. “ Prandaj shqetësimet të cilat ne i ngritëm do t’u kushtojmë përkujdesje të veçantë dhe do të diskutojmë edhe me Asociacionin e komunave, por edhe me komunat veç e veç që kjo nismë të cilën e kemi filluar për t’i eliminuar këto barriera të vazhdon në mënyrë që biznesi të ketë hapësirë optimale për funksionuar ” tha ministri Beqaj. /Telegrafi/