Telegrafi

OEA bëhet anëtare e Këshillit të Odave Amerikane

Me këtë pranim, OEA në Kosove bëhet pjesë e asociacionit i cili përfaqeson 39 shtete të Evropës me 40 Oda Amerikane anëtare. Këto së bashku përbejnë 17,000 kompani amerikane dhe evropiane të cilat punësojne mbi 2 milion punëtorë. Kësaj familje të madhe prej të martës i është bashkohet edhe Oda Amerikane e Kosovës.

Bazuar në një njoftim zyrtar të OEA-së, ky asociim do t’i mundësoj Kosovës të jetë pjesëmarrëse në diskutimet mbi marrëveshjet tregëtare në mes të SHBA-ve dhe Evropës si dhe diskutimeve tjera me rëndesi për operimin e bizneseve Evropiane dhe atyre Amerikane që veprojnë në Evropë.

“Takimet ne ketë Këshill mbahen dy herë në vit, një herë në Washington DC në Odën Amerikane dhe një herë në Evropë, sipas përcaktimit të anëtarëve të Këshillit”.

Shtetet tjera anëtare, shumica prej të cilave kanë votuar pranimin e Kosovës në këte Këshill janë: Shqipëria, Austria, Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Ceke, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Greqia, Hungaria, Irlanda, Izraeli, Italia, Latvia, Luksemburgu, Maqedonia, Malta, Moldavia, Holanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, Serbia, Republika e Sllovakisë, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Turqia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar, ndërsa anëtarë tjerë janë Estonia dhe Lituania.

Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës, paraqet asociacioni e 41-rë të këtij këshilli dhe shtetin e 40-të anetarë të Evropës. /Telegrafi/