Site icon Telegrafi

OE-Maqedoni: Përmes “korridoreve të gjelbra” transport më i shpejtë i mallrave ushqimor dhe prodhimeve mjekësore

Për prodhimet ushqimore dhe për ato mjekësore transporti i shpejtë i të cilave është vlerësuar si i rëndësishëm në krizën shëndetësore do të mundësohet transport më i shpejtë në vendet anëtare të CEFTA-s.

Kjo do të thotë se në vendkalimet kufitare do të ekzistojë pjesë e veçantë për transportuesit e këtyre prodhimeve gjatë hyrjes dhe daljes nga vendet, informona AIM.

“Për shkak të vlerës së këtyre mallrave esencial, tregtia me to dhe transporti i tyre do të marrin prioritet në lidhje me mallrat tjerë. Ato do të zhvillohen përmes “korridoreve të gjelbra”. Kjo nuk do të thotë se CEFTA nuk siguron transport efikas edhe të gjithë mallrave tjerë, megjithatë transporti i mallrave esencial ka prioritet gjatë kalimit të kufijve “, informon sot Oda ekonomike e Maqedonisë.

Prej atje potencojnë se në vend korridoret e gjelbërta janë aktivizuar tashmë prej dje dhe atë në vendkalimet kufitare Tabanovcë, Bllacë dhe Qafëthanë.

Nga ana e CEFTA-s është miratuar lista e mallrave me vlerë primare e cila mund të gjindet në faqen e tyre të internetit.

Në funksion është edhe sistemi për këmbim elektronik të të dhënave përmes të cilit shërbimet doganore të vendeve në korniza të CEFTA-s në mënyrë elektronike do të dërgojnë informata për arritjen e këtyre mallrave me qëllim që të mundësohet qarkullim më i shpejtë i mallrave.

“Me këtë rrumbullaksohet nisma e mbledhjes së Marsit të CEFTA-s për ndërmarrje të masave rajonale për tregti të lirë të mallrave në kontekst të krizës së shkaktuar nga virusi Kovid-19”, thonë nga Oda ekonomike./Telegrafi/

Exit mobile version