Është ankoruar në portin e Durrësit “Odiseja e Artë”, superjahti gjerman që përfaqëson kulmin e mjeshtërsië dhe dizajnit të jahteve.
Me një gjatësi prej afro 124 metrash, jahti luksoz preku brigjet shqiptare pasditen e kësaj të mërkure për t’u furnizuar me 600 000 litra naftë.
Ky furnizim i sjell arkës së shtetit 240 000 USD, ose 22,736,472 lekë.
Gjiganti gjerman u ndërtua fillimisht nën emrin e projektit “Tatiana” në kantierin famoz të anijeve Lürssen në Lemëerder në vitin 2015 dhe kishte si pronar fillestar princin saudit Khaled bin Sultan al Saud.
Tashmë pronari i ri është një miliarder kinez.