Site icon Telegrafi

Odegaard turpëron mbrojtësin e Rodas me një driblim në mes të këmbëve

Dy vite më parë Martin Odegaard ishte një nga lojtarët që tërhiqte vëmendjen e të gjithëve.

Ai bëri prova te shumë skuadra të mëdha dhe në vitin 2015 kaloi nga Stromsgodset te Rea Madridi për tre milionë euro.

Zeneli dhe Odergaar në prapavijë duke festuar (Getty Images)

Norvegjezi zakonisht luajti me të rinjtë e Los Balncos, ndërsa me skuadrën e parë luajti vetëm në një ndeshje.

Në janarin e 2017 ai u huazua te Heerenveeni. 19-vjeçari këtë sezon ka shënuar vetëm një gol dhe ka dhuruar një asistim në 18 ndeshje.

Por, pavarësisht kësaj ai së bashku me shqiptarin nga Kosova, Arbër Zeneli, janë dy lojtarët më të mirë të klubit holandez.

Lexo po ashtu Zeneli i siguron Heerenveenit një pikë ndaj Rodas me një gol të bukur (Video)

Në ndeshjen e fundit në Eredivisie ndaj Rodas që përfundoi me rezultat 1-1, Arbëri shënoi golin e barazimit, kurse Martin bëri një paraqitje të mirë.

Në një moment ai dribloi bukur mbrojtësin kundërshtar duke ia futur në mes të këmbëve

https://www.youtube.com/watch?v=11i4mD82WsI

Pas xhiros së 28-të Heerenveeni është në vendin e tetë me 31 pikë, kurse Roda në pozitën e 16-të me 17 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Heerenveenit është ndaj PSV-së, këta të fundit renditen në vendin e parë me 61 pikë, dhjetë më shumë se Ajaxi në pozitën e dytë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=PevEtBno5b0

Exit mobile version