Martin Odegaard e ktheu një ndërhyrje me rrëshqitje në një lëvizje apo driblim brilant me ‘pesë yje’ gjatë fitores 4-0 të Arsenalit ndaj Evertonit mbrëmjen e së mërkurës.
Liderët e Ligës Premier morën një fitore të rehatshme në Emirates, me Gabriel Martinelli që shënoi dy gola dhe Bukayo Saka e Odegaard që shtuan nga një.
Topçinjtë kaluan pesë pikë më shumë se Manchester City pasi kishin një ndeshje më pak të zhvilluar dhe tani janë në kuotën e njëjtë të takimeve.
Odegaard shënoi golin e tretë në minutën e 71-të, por loja më e mirë e kapitenit të Arsenalit ishte aftësia e tij e brilante e treguar disa minuta më vonë.
Ish-mesfushori i Arsenalit, Alex Iwobi ishte ‘viktimë’ gjatë një dueli ku të dy po përfshiheshin në një betejë të ashpër 50-50 për top.
Por Odegaard, një lojtar tepër inteligjent, prodhoi një nga lëvizjet më të buta që keni parë ndonjëherë.
Martin Odegaard.. 💫https://t.co/Bw1ndCR1PU
— Extra Time Indonesia (@idextratime) March 2, 2023
Ai e bëri Iëobin të dukej një budalla duke improvizuar shpejt dhe duke lëvizur topin nga një rrëshqitje në një driblim me thembër.
Lëvizja e norvegjezit po qarkullon shumë në rrjetet sociale, me mbështetësit e Arsenalit të mahnitur nga ajo që prodhoi ish-lojtari i Real Madridit. /Telegrafi/
Odegaard, you absolute magician! My captain. #ARSEVE pic.twitter.com/RWZErNoqk3
— Gooner In Cali (@GoonerInCali) March 2, 2023