Sipas kapitenit të Arsenalit, Martin Odegaard, skuadra ku ai luan po e “shijon presionin” si lider i Ligës Premier.
Topçinjtë janë lider dhe po kërkojnë të ndalojnë dominimin e Manchester Cityt në kampionatin elitar anglez.
Sipas kapitenit dhe mesfushorit Martin Odegaard, ata nuk janë të tmerruar nga presioni si lider dhe po e shijojnë momentin.
“Ne kemi një grup të ri. Ne jemi ndoshta skuadra më e re në ligë, por unë ende ndjej se kemi shumë përvojë”.
“Ndjehem sikur kemi lojtarë që kanë kaluar shumë, [përfshirë veten] edhe pse jam i ri. Mendoj se përvoja mund të jetë më e rëndësishme se mosha”.
“Mendoj se na pëlqen ky presion. Të ndiejmë se njerëzit besojnë tek ne. Të ndiejmë se njerëzit na marrin seriozisht është një gjë e mirë. Ne jemi aty ku duam të jemi. Ne duam të luftojmë për të fituar dhe për të qenë në krye. Aty duhet të jetë ky klub”.
“Ne jemi në një pozicion të mirë për momentin, por duhet të qëndrojmë të qetë, të qëndrojmë të përulur dhe të vazhdojmë të punojmë shumë. Ka ende shumë gjëra që mund të përmirësojmë. Ju gjithmonë mund të përmirësoheni, kështu që jam i emocionuar për të përfunduar sezonin”, ka thënë Odegaard për The Arsenal Vision Podcast. /Telegrafi/