Kapiteni i Arsenalit dhe Norvegjisë, Martin Odegaard, siç duket ka konfirmuar romancën e tij të re me Helene Spilling.
Futbollisti, 24 vjeç, u duk sikur zyrtarizoi lidhjen në Instagram me balerinën, 26 vjeçe, teksa ndau një sërë fotografish të enjten (1 qershor).
Kjo vjen pasi ndezën thashethemet për një lidhje meqë u panë bashkë në “London Football Awards” në mars.
Në setin që publikoi në rrjete sociale, çifti u shfaqën në vende të ndryshme e në momente intime së bashku.
Në një imazh, dyshja u shfaqën duke marrë rreze dielli e të përqafuar me njëri-tjetrin.
Në një tjetër fotografi, Helene kishte veshur fanellën e Odegaard me numër 8.
“Jeta është e mirë”, ka qenë përshkrimi që ia vendosi këtij postimi.
Helene është një balerin që është paraqitur në spektaklin e kërcimit të Norvegjisë, “Skal vi danse” i cili është si “Strictly Come Dancing” në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo ka fituar konkursin në vitin 2021. /Telegrafi/