Telegrafi

Odegaard, kapiten i ri i Arsenalit

Foto: arsenal.com

Arsenali ka njoftuar se Martin Odegaard është përzgjedhur kapiteni i tyre i ri.

The Gunners i morën shiritin e komandantit të skuadrës Granit Xhakës, pas përplasjes së këtij të fundit me tifozët.

Ata i dhuruan atë më pas Pierre-Emerick Aubameyangut, por gabonez vendosi të largohej nga klubi shkaku i marrëdhënieve jo të mira me Mikel Artetan dhe për të kaluar si i lirë te Barcelona.

Lexo po ashtu E la të shtangur bashkëlojtarin - tifozët e Arsenalit nuk mund t'u besojnë syve se çfarë ka bërë Odegaard

Më pas ishte një dilemë se kush duhej të ishte drejtues i skuadrës, por tani klubi londinez e ka zgjidhur këtë.

Për edicionin 2022/23, Odegaard do të jetë lideri i ri i Arsenalit, derisa Arteta e vlerëson shumë lojtarin për pjekurinë e tij.

Mesfushori kompletoi kalimin te Topçinjtë nga Real Madridi, gjersa për një edicionin kishte luajtur në “Emirates” si i huazuar. /Telegrafi/