Arsenali ka njoftuar se Martin Odegaard është përzgjedhur kapiteni i tyre i ri.
The Gunners i morën shiritin e komandantit të skuadrës Granit Xhakës, pas përplasjes së këtij të fundit me tifozët.
Ata i dhuruan atë më pas Pierre-Emerick Aubameyangut, por gabonez vendosi të largohej nga klubi shkaku i marrëdhënieve jo të mira me Mikel Artetan dhe për të kaluar si i lirë te Barcelona.
Më pas ishte një dilemë se kush duhej të ishte drejtues i skuadrës, por tani klubi londinez e ka zgjidhur këtë.
Për edicionin 2022/23, Odegaard do të jetë lideri i ri i Arsenalit, derisa Arteta e vlerëson shumë lojtarin për pjekurinë e tij.
Mesfushori kompletoi kalimin te Topçinjtë nga Real Madridi, gjersa për një edicionin kishte luajtur në “Emirates” si i huazuar. /Telegrafi/
🥁 Introducing our new captain…
𝗠𝗮𝗿𝘁𝗶𝗻 𝗢𝗱𝗲𝗴𝗮𝗮𝗿𝗱! 😍
— Arsenal (@Arsenal) July 30, 2022