Mesfushori i Spanjës, Sergio Busquets shënoi hakmarrjen e tij të ëmbël ndaj Martin Odegaard gjatë ndeshjes kualifikuese të së shtunës në Kampionatin Evropian kundër Norvegjisë.
Në mars të këtij viti, lojtari nën pronësi të Real Madridit, Odegaard, i cili aktualisht është në huazim te Real Sociedad, e dribloi mesfushorin e Barcelonës kur dyshja u takuan në ndeshjen ndërkombëtare.
Ai përdori këmbët e tij të shpejta për të bërë një kalim të mirë ndaj Busquets, në afërsi të vijës së fushës.
Martin Odegaard'dan Busquets'e enfes çalım pic.twitter.com/PsMzsnktMr
— Fotomaç TV (@fotomac_tv) March 25, 2019
Megjithatë, nuk ka kaluar shumë dhe ylli spanjoll ia ka rikthyer driblimin Odegaardin, edhe më mjeshtërisht.
Shtatë muaj më vonë, spanjolli me përvojë iu hakmor norvegjezit, duke e dribluar me lehtësi me një top të futur në mes të këmbëve.
Ky ishte një moment klasi nga ylli i Barcelonës, i cili sigurisht që fitoi edhe duartrokitjet e tifozëve të pranishëm në stadium.
Ndryshe, ndeshja mes Spanjës dhe Norvegjisë përfundoi me barazim 1-1. /Telegrafi/
https://twitter.com/ZB_Media_01/status/1183129295994212354