Site icon Telegrafi

Ode ngjyrës mbretërore: Të kuqen, e dua të kuqen!

Është e ngrohtë, tepër fine dhe uniseks, perfekte për versionin e ri të kostumeve (të cilën mund ta sjellë ajo, ai apo…. tri pika metaforike), transmeton Telegrafi.

E kuqja është ngjyrë nxitëse dhe kjo ndodh në nivele evolucionare-të nënvetëdijshme”, ka shpjeguar Leslie Harrington, drejtoreshë e shoqatës “The Color Association of The United States”.

Disa hulumtime kanë treguar edhe që femrat në të kuqe janë më tërheqëset për meshkujt, ndërsa e kuqja për shumëkënd është edhe simbol i dashurisë.

Në kuptim të veshjes, e kuqja nuk është për çdokënd. Mund ta veshin njerëzit me shumë vetëbesim.
/Telegrafi/

Exit mobile version