Nga: Jim Morrison
Përktheu: Fadil Bajraj
Jam banor qyteti
Sapo më zgjodhën të luaj rolin
e princit të Danimarkës
E mjera Ofelia
Të gjitha ato hije që kurrë nuk i pa
Lundrojnë kismetit
në qiri të hekurt
Kthehu, luftëtar trim
Zhytu
në kanalin tjetër
Pishina sapo e lyer me gjalpë
Ku është Marakeshi
Përposh ujëvarave
Stuhi e tërbuar
Ku të egërit bien
në pasditen e vonshme
Përbindësha ritmi
E ke lënë
Asgjënë tënde
të garojë me
Heshtjen
Shpresoj se ke dalë
Duke buzëqeshur
Si fëmijë
Në tepricën e freskët
të një ëndërreje
Njeri engjëll
me Gjarpërinj që luftojnë
për shuplakat
dhe gishtat e tij
Më në fund përvetësuan
Këtë shpirt
Zemërbardhë
Ofelia
Shkon, e mbështjellur
me mëndafsh
Ëndërr
e zbehur
Dëshmitar
i marrë i ngulfatur
Dërrasa për not, zhytja
Pishina
Ti ishe luftëtar
muzë e atllastë myshku
Ti ishe diell
i zbërdhulët
për pasdite televizive
zhabat
mbeturina të njollës së verdhë
Shih tash se ku të ka shpier
kjo
në qiellin e tultë
me kanibalë
dhe çifutë
Kopshtarri
gjeti
trupin, e pafrenuar, Notonte
Kufomë fatbardhe
Ç’është kjo gjë e zbehtë e gjelbër
Nga e cila je punuar
Shpon bira në lëkurën e
Perëndeshës
A do të kundërmojë ai
Derisa bartet kah qielli
Nëpër hollet
e muzikës
S’ka gjasa.
Rekuiem për të rëndën
Atë buzëqeshje
Atë ngërdheshje satiri
Ka kërcyer përpjetë
në tulinë