Telegrafi

Oddo: Kaka është penduar për largimin nga Milano

Pasi ndihmoi ekipin e tij të mposhtë Realin e Kakas, Oddo ka thënë se braziliani është penduar për hapin që e ka bërë.

“Mbase këtë mbrëmje ai mendoi, pse nuk qëndrova në Milan”, ka thënë 33-vjeçari italian.

“Në një takim si ky, përkrahja nga gjithkush është e rëndësishme. Jemi shumë të kënaqur nga ky takim. Është hera e parë që Milani fiton në Madrid. Ne udhëtuam me një disponim pozitiv pas fitores ndaj Romës”, ka shtuar Oddo./Telegrafi/