Site icon Telegrafi

Odat veterinare të Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë dhe Bullgarisë do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim

Oda veterinare e RM-së, Serbisë, Kroacisë dhe Bullgarisë, sot në Ohër do të nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi është zhvillim i vazhdueshëm i profesionit veterinar, ngritjen e dinjitetit të saj, shëndeti i kafshëve dhe i njerëzve, si dhe kujdesi për mirëqenien e kafshëve.

Siç kumtoi Oda e Veterinerëve të RM-së e cila është edhe nikoqire e ngjarjes, me zbatimin e këtyre aktiviteteve, odat tregojnë vullnet për bashkëpunim në çështje me interes të përbashkët në nivel bilateral, rajonal, global, si dhe në çështjet për sigurimin e informacioneve të rëndësishme për arritje të qëllimeve të përbashkëta, lidhur me profesionin veterinar, etikën dhe shkencën.

Në ngjarje do të marrin pjesë delegacione të udhëhequra nga kryetarët e odave veterinare të cilët do të nënshkruajnë marrëveshjen, zëvendës ministra, profesorë si dhe drejtorë të institucioneve shtetërore. /Telegrafi/

Exit mobile version