Site icon Telegrafi

Odat rajonale mbajnë konferencën ‘Ndikimi ekonomik dhe pasojat e pandemisë COVID-19’

Foto: Ilustrim

Sot do të mbahet konferenca rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës së pandemisë COVID-19”.

Kjo konferencë organizohet nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) në bashkëpunim me Odën Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut të Vlorës (DHTIQV).

Në këtë diskutim do të jetë e pranishme edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Financave, Punëve dhe Transferve në Kosovë, Hekuran Murati. Ndërsa nga Shqipëria do të jetë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe nga Maqedonia do të jetë zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi.

Para të pranishmëve do të prezantohen të gjeturat e hulumtimit, po ashtu temë diskutimi do të jetë edhe “Kosova dhe bashkëpunimi ekonomik me vendet e rajonit”.

Tjetër temë është edhe “Sfidat e odave për përkrahjen e bizneseve gjatë pandemisë COVID-19”.

Konferenca do të filloj në ora 11:00. /Telegrafi/

Exit mobile version