Kryetarja e Lidhjes të Odave Ekonomike në Maqedoni (LOEM), Daniela Arsovska dhe kryetari përfaqësues i Odës Ekonomike të Francës në Serbi, Dragoljub Damjanoviq kanë nënshkruar marrëveshje për partneritet strategjik me qëllimin që kompanitë franceze të interesuar për investime në Ballkan t’ju hapet treg më i madh, oferta të shërbimeve dhe të vendoset një lidhje rajonale Tim Francë-Ballkan, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Siç theksojnë nga LOEM-ja, në këtë drejtim kanë filluar me platformën punuese për rritjen e investimeve të kompanive franceze në rajon, si dhe shkëmbim të rregullt të informacioneve nga interesi veçanërisht të sektorëve me potencial.
Qëllimi është të arrihet kyçje më efikase në lidhjet e biznesit nga rajoni në lidhje projektuese, qëndrueshmëri të përbashkët dhe bashkëpunim me Francën.
Vitin e kaluar Franca ishte e 23-ta i skëmbimit të partenritetit tregtar me jashtë në Maqedoni. /Telegrafi/