Site icon Telegrafi

Odat ekonomike në garë për postin zv.kryeministrit në Maqedoni

Derisa aktorët kryesorë politik tregtojnë me postet e ministrave në qeverinë e re dhe të pozitave të drejtorëve në agjencitë shtetërore, shansin e tyre për kolltuk në kabinet e shohin edhe shumë biznesmen të Maqedonisë.

Premtimi i mandatarit Zoran Zaev për një lidhje të drejtpërdrejtë mes qeverisë dhe sektorit të biznesit, rriti ambicione tek anëtarët të disa odave ekonomike. Nga Oda ekonomike e Maqedonisë thonë se me qeverinë e re do të angazhohen për përmirësimin e bashkëpunimit të tyre.

Elena Milevska Shtërbevska, drejtoresha operative e odës, thotë se ende nuk kanë kandidat zyrtar për postin e zëvendës kryeministrit për çështje ekonomike.

Profesori Branimir Jovanoviq në profilin e tij të fejsbukut e kritikoi idenë që qeveria e re të ketë zëvendës kryeministër nga sektori i biznesit. Ai sot shkroi

Dje, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore, e para doli me kandidat zyrtar duke e propozuar kryetarin e saj, Nebi Hoxha për zëvendës kryeministër në kabinetin e Zaevit. Organizata e tretë, Lidhja e Odave Ekonomike, refuzoi të takohet me kryetarin e LSDM-së, që në periudhën parazgjedhore, dhe tani për tani nuk merr pjesë në garën për anëtar në kabinetin qeveritar.

Exit mobile version