Site icon Telegrafi

Odat Ekonomike: Maqedonia dhe Serbia ta ruajnë fqinjësinë e mirë

zastava srbije - srpska zastava - srpski grb- grb srbije - 1882 - 2010 - Serbia flag

Odat Ekonomike të Maqedonisë dhe Serbisë bëjnë thirrje te qeveritë e të dy vendeve që të bëjnë gjithçka që është e mundshme që të ruhen marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, marrëdhëniet e mira politike janë parakusht për rritje të shkëmbimit tregtar ndërmjet të dy vendeve, ndërkaq thonë se bashkëpunimi ekonomik duhet dhe patjetër të jetë para atij politik.

Odat ekonomike thonë se në pesë vitet e fundit, shkëmbimi tregtar Maqedoni-Serbi ka tejkaluar 600 milionë euro, me prirje për t’u rritur më lartë, ndërkaq rritje është vërejtur edhe në investime./Telegrafi/

Exit mobile version