Site icon Telegrafi

Oda Sllovene e Biznesit vazhdon t’i përkrah ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kosovë

Duke u bazuar në situatën aktuale ekonomike dhe sociale, të shkaktuar nga pandemia, muajt e parë të këtij viti, Oda Sllovene e Biznesit njofton se ka organizuar një aktivitet përkrahës për bizneset e vogla dhe të mesme në Kosovë, të cilat vlerësojmë se janë më të ngarkuarat dhe dëmtuarat gjatë kësaj periudhe të pandemisë së COVID-19.

Sipas odës, është e nevojshme dhe të domosdoshme që biznesi të përkrahet përmes këshillave për ndërmarrësi të cilat do t’i orientojnë, motivojnë dhe inkurajojnë menaxherët dhe stafin e tyre për të vazhduar punën më tej.

“Deri sa shohim se Qeveria Kosovare ka planifikuar të përkrah pagat e stafit për ata të cilët nuk kanë punuar gjatë këtyre muajve dhe një përqindje të qirasë, ne e kemi pa të arsyeshme, të nevojshme dhe të domosdoshme që biznesi të përkrahet përmes këshillave për ndërmarrësi të cilat do t’i orientojnë, motivojnë dhe inkurajojnë menaxherët dhe stafin e tyre për të vazhduar punën më tej. Sepse ndërmarrësit janë të ngarkuar jo vetëm financiarisht, por edhe emocionalisht”, thotë oda.

Oda thotë se, këtë mbështetje të rëndësishme mund ta marrin të gjitha bizneset anëtare, por edhe bizneset të cilat dëshirojnë të jenë anëtare të rinj në këtë vit.

Oda Sllovene e Biznesit është një organizatë që ka për qëllim përkrahjen e zhvillimit të rrjetit të bizneseve kosovare dhe sllovene në ndërtimin e partneritetit, në mirëmbajtjen e rrjetit funksional të bizneseve, organizimit të vizitave studimore, vizitave të panaireve të ndryshme, organizimin e konferencave, forumeve, takimeve B2B, B2G dhe B2C, seminareve dhe ligjëratave të ndryshme duke u bazuar në nevojat e sektorëve industrial. /Telegrafi/

Exit mobile version