Telegrafi

Oda kërkon heqjen e akcizës për kafe

Keto kërkesa i bëri  Këshilli Drejtues i Odës Ekonomike të Kosovës përmes një letëre derguar Kryeministrit Hashim Thaqi, Ministrit të Ekonomisë dhe Financave Ahmet Shala si dhe Ministrit të Tregtisë dhe Inustrisë Lutfi Zhakru, që të shqyrtohet seriozisht çështja e implementimit të CEFTA-s.

OEK shkruan në letër se "përmes kësaj shkrese dëshirojë të ju njoftojmë që në mbledhjen e mbajtur dje, Këshilli Drejtues i Odës Ekonomike të Kosovës ka miratuar propozimet, rekomandimet dhe kërkesat e mëposhtme përmes të cilave ju drejtohet institucioneve të Kosovës.

"Të shqyrtohet seriozisht çështja e implementimit të CEFTA-s, përmes rritjes të aktivitetit diplomatik në drejtim të sigurimit të përfaqësimit të plotë të Kosovës në strukturat e CEFTA-s, sidomos kur e kemi parasysh që në vitin 2011 Kosova duhet të jetë kryesuese e radhës e CEFTA-s dhe në të njëjtën kohë të fuqizohen kapacitetet institucionale për implementim të CEFTA-s brenda MTI-së e cila deri tani është treguar neglizhente në trajtim të këtij problem", thuhet ne leter./telegrafi/