Telegrafi

Oda Ekonomike në Maqedoni dhe Këshilli i investitorëve të huaj paralajmërojnë mënyrë të re të veprimit

Për krijimin e mjedisit më të mirë afarist dhe përmirësimin e kushteve për udhëheqje të biznesit, në periudhën e ardhshme do të intensifikohen takimet me pushtetin, paralajmërojnë Oda Ekonomike e Maqedonisë dhe Këshilli i investitorëve të huaj.

Kryetari i Odës, Branko Azeski dhe kryetari i Këshillit, Shtefan Peter në takim kanë dakorduar që deri në fund të muajit, Këshilli i investitorëve të huaj t’i prezantojë tre prioritetet më të rëndësishme nga “Libri i bardhë” për të cilat do të kërkojë rezultate konkrete nga bartësit e pushtetit shtetëror në afat të mundshëm më të shpejtë.

“Për prezantim më efikas dhe përfaqësim të investitorëve të huaj në vend, të organizuar në Këshillin e investitorëve të huaj, në rrjedhë janë aktivitetet për riorganizim serioz juridik dhe faktik të Këshillit dhe ngritje të nivelit të kapaciteteve personale dhe logjistike për punën përmes ndryshimeve në korrnizën juridike dhe mënyrën e veprimit. Tërë kjo bëhet në interes të biznesit dhe gjendjeve reale në ekonomi të cilat tregojnë se investitorët e huaj do të jetë shtytës kryesor i rritjes së ekonomisë në periudhën e ardhshme”, informon Oda Ekonomike, duke i transmetuar drejtimet e veprimit të konfirmuar në takim.

Oda Ekonomike në periudhën e ardhshme do t’u japë mbështetje qasjes menaxheriale dhe të menduarit, punës etike, efektivitetit, harmonizimit profesional, digjitalizimit barazisë gjinore dhe inkluzionit social të kategorive të rrezikuara të popullatës në proceset e punës, si dhe në transferin e teknologjisë dhe njohurive. Njëherit do t’i promovojë si të rëndësishme përfitimet të cilat mund ta përmirësojnë konkurencën e ekonomisë së tërësishme.

Si fillim i aktiviteteve të cituara, Oda ekonomike e paralajmëron konferencën “Gratë në industri”, që do të mbahet më 9 dhe 10 tetor të këtij viti në hotel “Hillton” – Shkup.