Telegrafi

Oda Ekonomike Italiane për Kosovën hap zyrën në Prishtinë

Në Prishtinë do të hapen zyrët e Odes Ekonomike Italiane për Kosovën, organizatë joqeveritare, jopolitike dhe jofitimprurëse. Oda Ekonomike Italiane për Kosovën do të jetë pikëtakim për investitorët potencial dhe afaristët që operojnë në Kosovë dhe Itali, ndërsa do të ketë për mision stimulimin e bashkëpunimit të bizneseve midis dy vendeve.

Ajo do të promovojë dhe inkurajojë shkëmbimet dhe iniciativat e biznesit, si dhe bashkëpunimin teknik, ekonomik dhe tregtinë ndërmjet Italisë dhe Kosovës. Po ashtu do të sigurojë informata dhe asistencë për rregullativën ligjore, procedurat doganore si dhe marrëveshjet për tregtinë e lirë dhe të tjera ,duke përfshirë edhe nisma të bashkëpunimit multilateral e regjional.

Oda Ekonomike Italiane për Kosovën do përfaqëson ekonominë Italiane në Kosovë dhe interesat e saj në çështjet ekonomike, për të promovuar dhe forcuar raportet ekonomike ndërmjet Italisë dhe Kosovës, do bashkëpunojë me të gjitha institucionet e Kosovës në krijimin e lehtësirave të bërjes së biznes. /Telegrafi/