Site icon Telegrafi

Oda Ekonomike e RMV-së: Bisedimet për ligjin e diskutueshëm për Marrëdhënie të Punës duhet të vazhdojnë

Gjykata Kushtetuese vendosi të mos inicojë procedurë për ndryshimet në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, në të cilin u kundërshtua puna ditëve të diela.

Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut thonë se kjo nuk është arsye për të mos vazhduar bisedimet me Qeverinë, me qëllim që, siç theksojnë, të konceptohet një zgjidhje e re ligjore që do të jetë e pranueshme për të gjithë.

“Aktualisht, zgjidhja ligjore që është në fuqi nuk ka logjikë biznesi dhe ka shumë mundësi për rregullimin e saj, të cilat nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën. Duke bërë këtë, marrim parasysh përvojat krahasuese të mjedisit, madje edhe të vendeve anëtare të BE-së, ku puna të dielën nuk kufizohet në këtë mënyrë si në vendin tonë dhe megjithatë nuk është në kundërshtim me parimet kushtetuese”, thonë nga Oda.

Në atë drejtim, siç thuhet në njoftimin e sotëm, do të veprojnë edhe në periudhën e ardhshme./Telegrafi/

Exit mobile version