Telegrafi

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore organizon ndarjen e çmimeve ‘Top 100’

Kompanitë e fuqishme, dëshmojnë se guximshëm duhet të rrezikohet dhe të investohet në treg, në mënyrë që të arrihet suksesi i dëshirueshëm gjë që ndikon edhe në ekonominë e përgjithshme të një vendi.

Viti i kaluar ishte vit suksesi për shumë kompani në vend e në rajon.

Për të shënuar këtë Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore para disa ditësh organizoi ngjarjen “Top 100”, ku prezantoi listën e kompanive me të fuqishme dhe të suksesshme.

Emisioni 7 Ditë me Panxhën ka qëndruar në Shkup për t’jua sjellë nga afër momentet kryesore nga kjo ngjarje.