“Qeveritë t’u lejojnë bashkëpunim bizneseve sepse vetëm ashtu mund të kontribuohet për integrim ekonomik të Ballkanit perëndimor, ndërsa Evropa e pret këtë nga ne”, porositën pjesëmarrësit në biznes forumin e sotëm mes Maqedonisë dhe Serbisë që e organizoi Oda Ekonomike e Maqedonisë.
Në forum ishin të pranishëm së paku 50 kompani nga të dy palët, nga sektori i bujqësisë, industrisë ushqimore, makina, pajisje, barëra e të tjera.
“Thellimi i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm dhe realizimi i takimeve dypalëshe, është qëllimi i forumit, por do të bisedohet edhe për ndërlidhje të ndërsjelltë në drejtim të paraqitjes së përbashkët në tregje të treta”, deklaroi drejtoresha ekzekutive e Odës Ekonomike të Maqedonisë, Jelisaveta Georgieva.
Serbia është partnerja e tretë e Maqedonisë, ndërsa bashkëpunimi ekonomik, siç theksoi Georgieva, në vazhdimësi së paku pesë vite, po rritet. Në vitin 2016 këmbimi ka arritur 700 milionë dollarë prej të cilëve 200 milionë eksportë, ndërsa 500 import.
Në këtë forum u konstatua se biznesi shkon çdoherë para politikës, por është i domosdoshëm bashkëpunimi për lëvizje cilësore./Telegrafi/