Telegrafi

Oda Ekonomike e Kosovës për qeverinë e re: Të kompensohet koha e humbur dhe të shtohen reformat për rritjen e sektorit privat

Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret finalizimin e konstituimit te institucioneve të dala si rezultat i zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.

Komuniteti i biznesit, përkatësisht 16,000 ndërmarrje të përfaqësuara nga Oda Ekonomike e Kosovës, e mirëpresin krijimin dhe fillimin e punës të kabinetit të ri qeveritar, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, si një hap tjetër i rëndësishëm i konsolidimit të demokracisë në vend dhe parakusht themelor për vazhdimin e reformave që mundësojnë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

“Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga qeveria e re, që të kompensoj kohën e humbur nga periudha parazgjedhore dhe paszgjedhore, me një dinamike te shtuar në reformat prioritare ekonomike qe synim kryesor duhet ta kenë rritjen e sektorit privat në Kosovë, bazuar në parime të qarta të ekonomisë së tregut. Prioritetet e politikave ekonomike duhet të janë të qarta dhe të matshme sidomos sa i përket: hendekut të shkathtësive dhe ‘ikjes te trurit’; rritjes të eksportit dhe investimeve të huaja direkte; sigurisë juridike për bizneset; qasjes në financa; sektorit të energjisë; dhe luftimit të informalitetit”, ka shkruar kryetari i OEK-ut në Facebook.

Oda Ekonomike e Kosovës do të jetë partner serioz dhe profesional në adresimin e të gjitha temave dhe çështjeve që kanë ndikim në rritjen e sektorit privat në vend dhe njëherë ofron ekspertizën profesionale në adresimin e tyre. /Telegrafi/