Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka mbajtur takim me anëtarët për t’u koordinuar për mundësitë e mbështetjes së zonave dhe banorëve të goditur nga tërmeti në Shqipëri.
Sipas OEK-ut, ndihmat do të nisen të enjten për në Shqipëri.
Njoftimi i plotë i OEK-ut
Oda Ekonomike e Kosovës, sapo mbajti takim të jashtëzakonshëm me ndërmarrje anëtare, përkatësisht biznese të cilat janë të gatshme për ofrimin e përkrahjes konkrete në ndihmën e Shqipërisë dhe banorëve të prekur nga tërmeti tragjik i datës 26.11.2019.
Falënderojmë kompanitë Sharr Travel, Shell, Emona, Albi, Fer Plast, Migros, Super Viva, Viva Fresh, Install Engineering, Extra Shped, Buçaj, Bonita për pjesëmarrjen në këtë takim dhe zotimin për kontribut.
Falënderime edhe për Shoqatën e Gastronomëve, e cila me një mobilizim të jashtëzakonshëm ka siguruar 150 batanije, 10,000 porcione ushqim, për 7 ditët e ardhshme, kuzhinë mobile për banorët e zonave të prekura nga tërmeti si dhe Shoqatën e Transportit Rrugor të Udhëtarëve të cilët janë të gatshëm në çdo moment të ofrojnë 100 autobusë për të gjitha nevojat e banorëve të prekur nga tërmeti, përfshirë edhe akomodimin e shpejtë në hotele dhe shtëpi.
Dëshirojmë të ju njoftojmë që ky aksion humanitar i koordinuar nga Oda Ekonomike e Kosovës është i hapur, ndërsa kontingjenti i parë do të niset nesër, 28.11.2019 në ora 11:00, nga parkingu i terminalit doganor (afër ish fabrikës së amortizatorëve).
Ftojmë të gjitha kompanitë e interesuara t’i bashkëngjiten këtij aksioni, duke ofruar sipas mundësive artikuj të cilët janë të nevojshëm.
Më poshtë keni listën e artikujve të kërkuar nga rezervat e shtetit në Shqipëri:
– Çadra 5,000 copë
– Krevate me dyshek 10,000 copë
– Batanije 20,000 copë
– Jastek 20,000 copë
– Ngrohese elektrike 5,000 copë
– Detergjent 15,000 Kg
– Sapunë 10,000 copë
– Uji pijshëm 75,000 litra
– Mallra Ushqimore gjysmë te gatshme (racione ushqimore) 25,000 racione
– Set ndriçimi për çadra 5,000 copë
– Gjenerator elektrik 200 copë
– Set shpërndarje energjie 5,000 copë
– Dushe portative 1,000 copë
– Tualete portative 1,000 copë
– Sete higjienikë 25,000 copë
– Set Veshmbathje 25,000 copë
Për ata të cilët dëshirojnë të kontribuojnë, ju lutem kontaktoni në numrin e telefonit +38346123429 /Telegrafi/