Telegrafi

Oda Ekonomike Amerikane zgjedh bordin e ri

Oda Ekonomike Amerikane ka mbajtur sot Kuvendi e V-te të përgjithshëm Vjetor ku në rend dite ishin: prezantimi i aktiviteteve të vitit 2008 dhe raportit të auditorit të pavarur, prezantimi dhe votimi i programit të aktiviteteve për vitin 2009, diskutimi dhe votimi i ndryshimeve në rregullat operative të OEAK-së, ndarja e mirënjohjeve për anëtarët e bordit që kanë shërbyer gjatë vitit 2008, si dhe zgjedhjet për anëtaret e rinj të Bordit të OEAK-ut.

Pas aprovimit të aktiviteteve dhe buxhetit për vitin 2009 si dhe ndryshimit të disa neneve në rregulloren e OEAK-ut, punimet e Kuvendit vazhduan me zgjedhjet për shtatë (7) anëtarë të rinj të bordit, që kanë mandat njëvjeçar./telegrafi/

1