Telegrafi

Oda Ekonomike Amerikane sot hap Panairin e Punës

Sponzor gjeneral i këtij panairi është konsorciumi Bechtel and Enka. Panairi i Punës do të mbahet sot, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë (Atelie përballë Sallës së Kuqe) duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 16:00.

Hapja e Panairit të Punës 2010 do të bëhet në orën 10:00 dhe fjalimet kryesore do të mbahen nga Fatmir Limaj, Ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit, si dhe David Cowles, President i KPEP.

Përvec kompanisë Bechtel and Enka, kompanitë tjera pjesëmarrëse në këtë Panair do të jenë: ProCredit Bank, KPMG, PriceWaterhouseCoopers, BU&Patners, Coca Cola Hellenic Kosovë, 3CIS, MDA, ISES Universum.