Oda e Mjekëve të Maqedonisë (OMM) ka reaguar ashpër ndaj, siç thonë, konferencave partiake për shtyp, deklaratave dhe argumenteve të supozuara me të cilat rënohet besimi i qytetarëve te mjekët dhe institucionet e sistemit të shëndetësisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
OMM-ja apelon te partitë politike, që në aktivitetet e tyre partiake të përdorin të dhënat të cilat janë fituar me metoda të verifikuara profesionale dhe procedurave që e tregojnë gjendjen e vërtetë në shëndetësi.
OMM-ja njiherit mbështet të gjitha idetë dhe propozimet që janë në funksion të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit shëndetësor në përgjithësi.
Ky reagim vjen si rezultat e publikimit të disa të dhënave për vdekshmërinë e foshnjeve./Telegrafi/