Site icon Telegrafi

Oda e Mjekëve: Mjekët nuk po marrin paga, po marrin vetëm vitra

Pleurat Sejdiu nga Oda e Mjekëve të Kosovës e ka quajtur të turpshëm vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të shtyrë vendimin për Ligjin e Pagave.

Sejdiu në RTV Dukagjini thotë se shtyrja është bërë pikërisht në kohën kur mjekët për përballen me fluksin e pacientëve me coronavirus.

Ai thotë se megjithatë puna e mjekëve do të vazhdojë pasi ata as deri tani nuk kanë punuar për paga, përcjell Telegrafi.

“Ne ato që i marrim nuk mund t’i konsiderojmë paga por vetëm vitra, ndërsa vendimmarrësit marrin paga katër shifrore. Ne do ta kryejmë punën tonë deri në fund”.

Sejdiu ka përmendur edhe vdekjen e kardiologut 51 vjeçar.

“Sot na vdiq edhe kolegu ynë 51 vjeçar. Ai nuk është mbrojtur në vendin e punës nga rrezatimet dhe infeksionet tjera që ka pasur”.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës thotë se mjekët nuk kane nevojë të konsiderohen si heronj por ata duhet të respektohen dhe trajtohen si heronj./Telegrafi/

Exit mobile version