Site icon Telegrafi

Oda e Mjekëve apel qytetarëve: Respektoni masat dhe mos u gruponi

Oda e Mjekëve në Maqedoni apelon tek qytetarët, institucionet dhe shoqatat, që maksimalisht t’i respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Prej atje kërkojnë të respektohet masa për grupimin e shumë personave, në parqe dhe vende tjera publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Luten qytetarët që pa nevojë të mos dalin prej shtëpive të tyre dhe të mos grupohen. Respektimi i masave do të parandalonte me të madhe përhapjen e virusit. Me qëllim që të ruhen kapacitetet në shëndetësi, kërkojmë nga qytetarët dhe gjithë punëtorët shëndetësor t’i respektojnë masat”, thonë nga Oda e Mjekëve.

Sipas tyre, masat duhet të zbatohen pasi varet si do të jetë më tej menaxhimi me pandeminë.

“Është e nevojshme të tregohet vetëdije e lartë, solidaritet dhe përgjegjësi e përbashkët, se dimë dhe mundemi ta tejkalojmë këtë situatë, e cila e ka kapluar gjithë botën”, thonë nga Oda e Mjekëve./Telegrafi/

Exit mobile version