Site icon Telegrafi

Oda e Jasharajve në Prekaz sot nuk po pret mysafirë

Përveç që bojkotuan ceremoninë hapëse të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, Familja Jashari këtë 5 mars ka mbyllur edhe dyert e odës në Prekaz.

Oda e Jasharajve në përvjetorët e kaluar ka qenë e hapur si për liderë institucionalë, por edhe për qytetarë, kurse sivjet nuk po ndodh e njëjta.

Në krye të konakut në këtë odë, ka qëndruar vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, Rifat Jashari, por ky, siç merr vesh Klan Kosova, nuk është fare në vend tash e një kohë.

Pavarësisht që oda ka qenë e mbyllur, qytetarët kanë bërë homazhe në Kompleksin e Varrezave në Prekaz.

E deri në mesditë kanë qenë vetëm përfaqësuesit e subjektit politik Nisma, që kanë bërë homazhe para varrit të komandantit Adem Jashari dhe anëtarëve të tjerë të kësaj familjeje, njofton Klan Kosova.

Exit mobile version