Site icon Telegrafi

Oda e Hotelerisë: Rreth 17 mijë persona rrezikojnë të mbesin pa punë në sektorin e turizmit

Oda Hoteliere dhe Turistike e Kosovës ka paraqitur shqetësimet e tyre për vendimet e Qeverisë për këta sektor. Kryetari i kësaj ode, Hysen Sogojeva, në një konferencë për medie ka thënë se kërkesat e këtij sektori janë heqja e kufizimeve dhe kalimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, pasi që, siç thotë ai, nga pandemia 85 për qind e këtij biznesi është në kolaps dhe se afër 17 mijë persona e kanë humbur punën.

Sogojeva ka thënë se humbje financiare, vetëm në dasma parashihet të jenë afro 600 milionë, derisa ka folur edhe lidhur me vendimet e marra të Qeverisë në kohën e pandemisë.

“Nëse shkojmë me shifër, diku rreth 85 përqind të këtij biznesi është në kolaps, dhe nëse e marrim total diku 20-25 mijë punëtorë punojnë në këtë sektor, do të thotë vetëm në sektor diku rreth 16-17 mijë punëtorë mund të mbesin pa punë. Humbjet janë të mëdha. Vetëm dasmat që i kemi llogaritë janë diku 600 milionë”, thotë ai.

Ai ka quajtur të gabuara të gjitha vendimet e Qeverisë, pasi që sipas tij nuk i ka marrë parasysh kërkesat e Odës Hoteliere dhe Turistike të Kosovës, derisa thotë se i kanë ndërmarrë të gjitha masat për mbrojte nga pandemia Covid-19.

“Në hapësirat e mbyllura, Ne me manual e kemi shumë të sakë të përcaktuar sa ka me qenë distanca në mes karrigeve, sa ka me qenë distanca në mes të tavolinave, si ka me u dukë shërbimi i kamerierit, si ka me u duke klienti, si ka me u dukë grupi familjarë, prandaj edhe nëse nuk iu përmbahemi, nuk kemi me pas problem”, ka thënë Sogojeva.

Mosvotimin e Projektligjit për Rimëkëmbje nga ana e deputetëve, Sogojeva e ka quajtur vendim të turpshëm

“Jemi kategorik kundër deputetëve. Të gjitha partive, të gjitha nacionaliteteve që marrin pjesë, 120 deputetëve, është marre, është turp me u shty, jo unë e kam më mirë, nuk është ka më intereson kush e ka më mirë, më intereson që sa më shpejt ajo me u realizua. Proejktligji për Rimëkëmbje të Ekonomisë, sa më parë me kalua.. nuk po e dine se sa në zor janë njerëzit”, ka thënë Sogojeva.

Sogojeva ka thënë të hekën të gjitha masat, dhe të lirohen njerëzit që të punojnë, pasi që shteti i Kosovës mbahet nga taksat e këtyre bizneseve.

Ndërsa këngëtari Afrim Muçiqi ka thënë se me mosvotim të ligjit për rimëkëmbje ekonomike po përdoren standarde të dyfishta.

“Pse është përdorë standard i dyfishtë. Nuk ka as një logjikë që të përdoret një standard i dyfishtë për estradën, për sallat e dasmave, për bizneset i cili është industri jashtëzakonisht e madhe, për arsye se ne nuk jemi vet, jemi industri shumë e madhe. E kemi një odë e cila do ta ka fjalën e vet edhe në institucionet tona të Republikës së Kosovë, po mos të harrojmë se me këtë standard të dyfishtë e kanë shkatërrua një ekonomi të tërë e cila do të ketë kohë edhe vite për rimëkëmbje, e atë rimëkëmbje ekonomike të cilën po e kërkon i gjithë populli, këta për inate politike nuk po e votojnë, por le të jetë në ndërgjegje tyre, në qoftë se ka mbete edhe një pikë ndërgjegje në karakterin e tyre”, ka thënë Muçiqi.

Muçiqi ka thënë se politikanët që nuk po e votojnë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike nuk ja donë të mirën këtij vendi, për ndryshe do të solidarizoheshin me gjitha shtresat e shoqërisë kosovare.

“E kam në lutje për gjithë deputetët tanë që të mos luajnë me dinjitetin e njerëzve, dhe apeloj të gjithë votuesit në Kosovë që tash e tutje të hapin sytë dhe të shikojnë kuj po ja japin votën sepse nuk janë ata njerëz që e donë këtë vend, nuk janë njerëz që ja donë të mirën bizneseve në Kosovë, për arsye se po të ishin njerëz që ja donë të mirën këtij vendi, do të solidarizoheshin me gjithë shtresat e shoqërisë kosovare që edhe ata të marrin ato 170 euro të cilat ende nuk i kanë marrë”, ka thënë Muçiqi.

Sogojeva ka lutur Qeverinë dhe deputetët që ta votojnë ligjin për rimëkëmbje sa më shpejtë, përndryshe janë në gjendje t’i qesin në protestë 20 mijë persona. /KP/

Exit mobile version